Opozita protestën e nis pas orës 13:00, synojnë ta vazhdojnë deri në orët e vona

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas përfundimit të protestës së dhunshme të opozitës, mbrëmë janë mbledhur liderët dhe njerëzit kryesorë të opozitës.

Telegrafi mëson se në mbledhjen e vonshme dje opozita ka vendosur që të mos tërhiqet prej veprimeve të tyre të dhunshme dhe t’i vazhdojnë protestat deri në realizimin e qëllimeve të tyre.

Mësohet se opozita sot është duke mobilizuar njerëz edhe nëpër komunat e tyre dhe protestën do ta nisin pas orës 13:00.

Telegrafi merr vesh se qëllimi i organizatorëve të protestës së opozitës është që protestat t’i vazhdojnë deri në orët e vona, që situata të duket sa më dramatike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-protesten-e-nis-pas-ores-1300-synojne-ta-vazhdojne-deri-ne-oret-e-vona/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala