Opozita: Protesta e 17 shkurtit, më masivja

Autori:Avdyl Pajaziti

Subjektet opozitare shprehen të bindura se protesta e 17 shkurtit kundër Qeverisë “Mustafa” dhe Marrëveshjes për Asociacionin si dhe asaj për Demarkacionin do të jetë edhe më masive sesa protesta e 9 janarit, e cila u konsiderua më e madhja e opozitës gjatë viteve të pasluftës në Kosovë.

Përfaqësuesit e opozitës thonë se blloku opozitar është duke zhvilluar takime me qytetarë për çdo ditë nëpër qytete dhe fshatra dhe se ka gatishmëri të lartë qytetare për të protestuar kundër Qeverisë të cilën ata e quajnë shkelëse të Kushtetutës.

Adonis Tahiri nga Lëvizja “Vetëvendosje” ka thënë se opozita e bashkuar po vazhdon me kundërshtimin e marrëveshjeve që ai i quan të dëmshme për Kosovën dhe me kundërshtimin e kësaj Qeverie, e cila, sipas tij, po cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Tahiri ka thënë për “Zërin” se opozitarët për çdo ditë po mbajnë tubime me qytetarë nëpër qytete e fshatra të Kosovës dhe se mobilizimi është shumë i madh dhe niveli i gatishmërisë së qytetarëve për të kundërshtuar këto procese dhe këtë Qeveri po rritet vazhdimisht. “Protesta e 9 janarit ishte sinjal i qartë për Qeverinë e Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-protesta-e-17-shkurtit-me-masivja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala