Opozita po mban takim, shqyrtohet ftesa e Jahjagës

Autori:Avdyl Pajaziti

Tri partitë opozitare Vetëvendosje,Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, janë duke mbajturnjë takim.

Në këtë takim, i cili po mbahet në selinë e Nismës për Kosovën, po marrin pjesë tre liderët opozitarë: Ymeri, Haradinaj dhe Limaj.

Burime brenda taborit opozitar i kanë thënë lajmi.net se ky është një takim në vazhdën e takimeve të rregullta që kanë liderët opozitarë, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që në këtë takim të diskutohet edhe ftesa e presidentes Atifete Jahjaga për një takim të përbashkët të partive të hënën.

Gjatë ditës kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij Hashim Thaçi, kanë thënë se dialogu është rruga për dalje nga kriza politike dhe i kanë bërë thirrje edhe opozitës që t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së Jahjagës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-po-mban-takim-shqyrtohet-ftesa-e-jahjages/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala