Opozita pas takimit me Presidenten: Thirrja e seancës përshkallëzon situatën

Autori:Avdyl Pajaziti

Krerët politikë të opozitës në Kosovë edhe pas takimit me Presidenten e vendit, Atifete Jahjagën kanë shprehur qëndrimet e njëjta si më parë. Kërkojnë tërheqjen e nënshkrimeve për demarkacionin dhe për siç e quajnë ata Zajednicën.

Madje, pas takimit ata thanë se nuk duhet thirret seancë më sepse situata mund të përshkallëzohet. Për ta, gabim është edhe dhuna e policisë në tentim për të disiplinuar aktivistët e opozitës, raporton lajmi.net.

Visar Ymeri pas takimit ka thënë se i kanë bërë të qarta kërkesat e tyre dhe se janë të palëkundur në këtë aspekt.

“Në si opozitë e bashkuar jemi të vendosur në kërkesat tona dhe në protestën që marrëveshjet mos të zbatohen”, tha ai.

Ndërsa kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se është gabim thirrja e seancës si dhe është gabim i Qeverisë që përmes dhunës policore të disiplinojë opozitën.

Ai vlerësoi se vendimi për të thirrur seancën është tentim për përshkallëzim të situatës.

E i pari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj tha se për koalicionin nuk ka krizë sepse, sipas tij, ata bazohen vetëm në numra.

“Kërkesat i kemi të qarta. Parakusht është që koalicion qeverisë të mos bëjë asnjë hap që të përkeqësoj situatën”, tha Limaj./ lajmi.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-pas-takimit-me-presidenten-thirrja-e-seances-pershkallezon-situaten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala