Opozita paralajmëron sërish bllokimin e Kuvendit

Autori:Avdyl Pajaziti

Klan Kosova mëson se sot nga ora 18 deri në ora 21 krerët e opozitës Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kanë mbajtur një takim ku janë dakorduar që të vazhdojnë me bllokimin e punës së Kuvendit.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, krerët opozitarë janë dakorduar që edhe në seancën e së premtes të vazhdohet protesta brenda Kuvendit duke pamundësuar mbajtjen e seancës plenare ashtu siç kanë bërë edhe me seancat e kaluara.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-paralajmeron-serish-bllokimin-e-kuvendit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala