Opozita paralajmëron protesta kundër Speciales

Autori:Avdyl Pajaziti

Votimi i Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës kurdo që ajo del në shqyrtim nuk do të kalojë lehtë, kanë paralajmëruar partitë opozitare.

Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë dhe Nisma për Kosovën janë duke diskutuar veprimet e mundshme në parandalimin e votimit të ndryshimeve kushtetuese dhe ligjit për Specialen.

Sekretari organizativ i “Vetëvendosjes”, Dardan Molliqaj, ka thënë për “Kohën Ditore” se në takimin e përbashkët që kanë pasur liderët opozitarë kanë vlerësuar se përfaqësuesit kryesorë institucionalë, siç është presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, si dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi – nuk e kanë mandatin as të drejtën për të negociuar sovranitetin e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tij, edhe Ligji për Specialen është hartuar njëanshëm nga BE-ja pasi nuk janë marrë parasysh fare vërejtjet e palës kosovare. Kësisoj opozita pretendon se ka mjaft arsye për ta kundërshtuar Specialen në çdo mënyrë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-paralajmeron-protesta-kunder-speciales/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala