Opozita paralajmëron eskalim të situatës

Autori:Gazeta Fjala

Pas disa ditësh armëpushimi, ata priten të kthehen në pozicionet e tyre barrikadues këtë javë.

Të hënën pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit për të vendosur nëse të enjten apo të premten do të jetë seanca e radhës.

Por, opozita është e bindur se nuk do të ketë seancë. Të paktën ata kanë thënë se do të bëjnë gjithçka që të pamundësojnë një gjë të tillë.

Pozicionet e tyre për tërheqjen e nënshkrimeve në marrëveshjet për Asociacionin dhe Demarkacionin nuk kanë lëvizur, shkruan Zëri.
Madje, këtë herë thuhet se ekziston edhe mundësia e eskalimit të situatës.

Këtë gjë opozitarët nuk përtojnë ta potencojnë sa herë që flasin rreth seancave të Kuvendit. Zëdhënësi nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Frashër Krasniqi, ka thënë se përpjekja e kryetarit të Kuvendit për të organizuar seancë të rregullt do të shkojë huq edhe këtë herë.

“Ne do të pengojmë çdo seancë parlamentare, të cilën do ta organizojë Qeveria e Kosovës. Nuk do të lejojmë që të mbahen seancat e rregullta parlamentare deri në tërheqjen e nënshkrimeve të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, si të dëmshme për Kosovën”, ka thënë Krasniqi për gazetën “Zëri”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-paralajmeron-eskalim-te-situates/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala