Opozita pajtohet që presidenti austriak të mbajë fjalim në Kuvend

Autori:Gazeta Fjala

Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer është duke qëndruar në Kosovë në një vizitë dyditore, me ftesë së homologes së tij kosovare, Atifete Jahjaga.

Ndërkaq, Kryesia e Kuvendit pritet të mblidhet sot në orën 15:00 ku si pikë e rendit të ditës pritet të jetë shqyrtimi i mundësisë së organizimit të një seance plenare në të cilën do t’ju drejtohej deputetëve presidenti i Austrisë, ose gjatë ditës së sotme, ose nesër.

Sipas informata të Koha.net, mësohet se ka sinjale që këtë adresim ta lejojë edhe opozita, e cila tash e më shumë se 1 muaj ka bllokuar seancat e Kuvendit me kërkesën për Qeverinë që të tërheqin nënshkrimet nga marrëveshjet për demarkacion me Malin e Zi dhe atë për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një reagim të postuar dje në faqen e tij në Facebook, ka thënë se ka qenë vetë dëshirë e Presidentit austriak që t’i adresohej deputetëve me një fjalim, mirëpo ka thënë se arsyet e mos-zhvillimit të këtij fjalimi veçse janë të njohura, duke aluduar në bllokadën e opozitës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-pajtohet-qe-presidenti-austriak-te-mbaje-fjalim-ne-kuvend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala