Opozita: Orët digjitale-hajni qytetarëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Aktivistë nga partitë opozitare realizuan sot një aksion simbolik para ndërtesës kryesore të KEDS-it.

“Orët Digjitale = Hajni Qytetarëve”, është slogani që aktivistët kanë vendosur para hyrjes kryesore të kompanisë KEDS. Hysni Fejza, përfaqësues i Nismës për Kosovën, ka thënë ky aktivitet i paraprinë aktiviteteve të mëparshme të realizuar te Gjykata Kushtetuese dhe RTK-ja.

“Jemi mbledhur këtu për të kundërshtuar, keqpërdorimet që korporata KEDS, po i bënë me faturat e qytetarëve të Kosovës, përmes orëve digjitale që po iu bën hajni qytetarëve. Qeveria e kaluar ‘Thaçi II’ , na tha se shitja e rrjetit të energjisë elektrike dhe shpërndarjes do të çrrënjosë korrupsionin dhe do të furnizonte qytetarët me energjinë elektrike pa pengesa. Por kjo sot nuk po ndodh. Korporata private KEDS , sot përmes ZRRE dhe përmes rrjetit kriminal të pushtetit ka arritur të manipulojë dhe shtrenjtojë tarifat e energjisë eklektike në mënyrë se qysh po do kjo korporatë”, ka thënë Fejza.

Ai tha se institucionet përgjegjëse po heshtin para kësaj hajnie.

Fejza ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar për të shtunën. Institucionet e Kosovës përgjegjëse sot po heshtin para kësaj hajnie që po bëhet sot qytetarëve të Kosovës dhe në demokraci kur institucionet heshtin atëherë fol populli , andaj nga këtu gjithë qytetarëve të Kosovës që njihen të vjedhur dhe që po vjedhjen nga KEDS-I dhe nga institucionet e Republikës së Kosovës, ju bëjë thirrej që të shtunën në ora 14:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ të gjithë për të protestuar kundër kapjes së shtetit”, tha Fejza.

Për të shtunën do të mbahet protestë kundër Qeverisë së Kosovës të organizuar nga tri partitë opozitare. Në mesin e arsyeve për protesta sipas partive është edhe problemi i rrymës./Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-oret-digjitale-hajni-qytetareve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala