Opozita nuk po kordinohet

Autori:Avdyl Pajaziti

Tri partitë e opozitës parlamentare, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma”, nuk po arrijnë t’i koordinojnë veprimet në një segment kundrejt Qeverisë, por secila ka hapur front në vete kundër koalicionit PDK – LDK.

Të tri partitë kundërshtojnë Marrëveshjen për Themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, por veprimet e tyre janë të çakorduara.

Përderisa Lëvizja “Vetëvendosje” është më shumë e koncentruar për ta kundërshtuar themelimin e Asociacionit, Aleanca e Ramush Haradinajt është më e zëshme kundër Marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Këto kundërshtime opozitarët mendojnë t’i vazhdojnë edhe në ditët dhe javët në vijim, megjithatë nuk flasin për koordinim në mes vete ose edhe për idenë e “frontit opozitar”. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-nuk-po-kordinohet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala