Opozita nuk merret me dokumentin e deputetëve Osmani e Deda

Autori:Avdyl Pajaziti

Dokument-marrëveshja e propozuar nga deputetët Vjosa Osmani dhe Ilir Deda, nuk do të jetë temë diskutimi në takimin e Opozitës së bashkuar.

Osmani dhe Deda kanë hartuar kornizat e kësaj marrëveshjeje në të cilën parashihet që Kuvendi i Kosovës duhet ta themelojë një Komision hetimor të udhëhequr nga opozita për ta shqyrtuar Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se momentalisht partitë opozitare kanë vullnetin të mendojnë vetëm për Asociacionin e Komunave Serbe, si dhe për Demarkacionin.

Nënkryetari i kësaj partie, Ahmet Isufi në një prononcim për gazetën “Zëri” tha se, lidhur me këtë propozim ende nuk kanë ndonjë qëndrim konkret.

“Ne kemi dëgjuar iniciativën e Vjosa Osmanit dhe Ilir Dedës, por nuk kemi momentalisht ndonjë opinion rreth kësaj, për arsye se mendojmë se dy kauza, që janë të lidhura me marrëveshjet e arritura, duhet të tërhiqen. Kjo momentalisht nuk është temë jona dhe nuk e kemi në diskutim”, ka thënë ai. /Zeri.info

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-nuk-merret-me-dokumentin-e-deputeteve-osmani-e-deda/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala