Opozita nuk merr pjesë në kryesinë e kuvendit

Në ndërkohë që kryeparlamentari Kadri Veseli ka thirrur kryesinë në përpjekje për të gjetur mundësinë e vazhdimit të seancës, opozita ka njoftuar se nuk merr pjesë duke e quajtur provokim këtë ftesë.
“Nuk mund të ketë zhvillim normal të jetës institucionale nëse Qeveria ngul këmbë që t’i qëndrojë besnike Serbisë dhe Malit të Zi. Nuk ka kompromis me shtetin, sovranitetin, lirinë dhe barazinë “, shkruan në komunikatën e Vetëvendosjen. / Gazeta Fjala/