Opozita: Nuk ka protesta me 21 nëntor

Autori:Avdyl Pajaziti

Subjektet opozitare ende nuk kanë caktuar datën e protestave masive. Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë përgënjeshtruar lajmin se 21 nëntori do të jetë data kur do të nisin protestat në rrugë.

Zëdhënësi i LVV-së, Frashër Krasniqi ka thënë për “zeri.info” se ende nuk ka asgjë konkrete rreth ditës se kur do të ndodhin protestat, megjithatë, ai thotë se ato janë të pashmangshme.

“Opozita do të organizojë protesta masive dhe të fuqishme kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi. Kjo është e pashmangshme. Ende nuk kemi caktuar ndonjë datë për këtë, por patjetër që protestat do të ndodhin”, ka thënë ai.

Ndryshe, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar ditë më parë se është konsultuar me dy liderët e tjerë të opozitës, Visar Ymerin dhe Famir Limajn që thirrja e protestave të bëhet gjatë muajit nëntor.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-nuk-ka-protesta-me-21-nentor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala