Opozita nuk beson se kushtetuesja do ta “rrëzoj” Specialen

Autori:Zekirja Shabani

Tri subjektet politike, që përbejnë bllokun opozitar, “Vetëvendosja”, AAK-ja dhe “Nisma” janë duke u përgatitur që ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Kuvendit për themelimin e Speciales.

Pavarësisht se kanë pak shpresa se Kushtetuesja mund të veprojë drejt, ato kanë vendosur që t’i shterin të gjitha mundësitë ligjore për ta pamundësuar themelimin e Speciales.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë për “Zërin” se nuk pret që Gjykata Kushtetuese do ta hedhë poshtë vendimin e Kuvendit, megjithatë, sipas tij, opozita po e kryen obligimin e saj që t’i shterë të gjitha mundësitë ligjore për ta hedhur poshtë themelimin e Gjykatës Speciale, që ai e quan të padrejtë.

“Kur kemi parasysh funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, duke qenë e instrumentalizuar nga partitë në pushtet, pak gjasa ka që të marrë ndonjë vendim të drejtë në mënyrë që ta rrëzojë votimin e padrejtë në Parlamentin e Kosovës. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-nuk-beson-se-kushtetuesja-do-ta-rrezoj-specialen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala