Opozita nuk beson as në gjykatën Kushtetuese, vazhdojnë bllokimin

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, paralajmëron sërish bllokadë në seancat e ardhshme të Kuvendit, pavarësisht që Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar interpretim për krijimin e Asociacionit të Komunave.

Kjo, pasi që Vetëvendosje nuk i beson as Gjykatës Kushtetuese.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se as seanca e sotme nuk ishte normale.

Kjo pasi që sipas tij opozita bëri aksion simbolik për t`i treguar presidentit austriak se çfarë politikanësh të korruptuar ka Kosova dhe se Serbia nuk po i ndal aktivitetet hegjemoniste ndaj Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-nuk-beson-as-ne-gjykaten-kushtetuese-vazhdojne-bllokimin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala