Opozita niset drejt Prishtinës

Autori:Avdyl Pajaziti

Autobusët e opozitës së bashkuar tanimë janë nisur nga qytetet e ndryshme të Kosovës drejt Prishtinës për të marr pjesë në manifestimin kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Në bazë të planifikimeve që kanë bërë autobusët e parë është dahur të nisen nga Peja, Deçani, Rahoveci, Vitia, Klina. Ndërsa, më vonë pritet të nisen edhe nga qytetet tjera.

Tri subjektet opozitare kanë kundërshtuar këto marrëveshje me protesta si dhe me veprime të ndryshme edhe në Kuvendin e Kosovës.

Manifestimi është paralajmëruar që të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë si dhe fillon në orën 14:00.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-niset-drejt-prishtines/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala