Opozita nesër te presidentja

Autori:Avdyl Pajaziti

Burime të Klan Kosovës marrin vesh se nesër, gjatë ditës, tre liderët e partive opozitare – Visar Ymeri (VV), Ramush Haradinaj (AAK) dhe Fatmir Limaj (NISMA) – pritet të shkojnë tek presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.
Në këtë takim ata do të dorëzojnë peticionin me mbi 200 mijë nënshkrime të qytetarëve kundër demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Sipas të njëjtave burime, Jahjaga dhe krerët opozitarë do të zhvillojnë edhe një takim ku do të diskutohet për situatën politike në vend.
Ky takim pritet të mbahet nesër në ora 15:00.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-neser-te-presidentja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala