Opozita nën kontroll stacionin e autobusëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Koalicioni opozitar LDK – PDK e ka futur nën ombrellën e vet edhe një ndërmarrje tjetër të Komunës së Prishtinës. Para rreth dy muajve, Bordi i Drejtorëve të ndërmarrjes komunale “Stacioni i Autobusëve” e ka shkarkuar nga detyra kryeshefin ekzekutiv, Nol Dedaj, dhe e ka emëruar ushtrues detyre të drejtorit Nezir Ramën, i cili njëherësh është edhe përfaqësues i Federatës së Karatesë në Komitetin Olimpik të Kosovës.

Ish-drejtori Dedaj ka thënë se shkarkimi i tij është bërë pasi koalicioni opozitar PDK – LDK ka futur nën kontroll ndërmarrjet komunale nëpërmjet aksionarëve të tyre. “Shkarkimi im ka ndodhur për shkak të koalicionit PDK – LDK në Komunën e Prishtinës, të cilët i kanë ndarë ndërmarrjet publike. Në këtë formë Bordi e ka marrë vendimin absurd se unë duhet të shkarkohem, ngase ndërmarrja ‘Stacioni i Autobusëve’ i ka rënë PDK-së derisa unë jam emëruar me konkurs të rregullt e jo me emërim politik.

Ndërmarrjen e kam gjetur me minus 35 mijë euro, unë kam lënë një buxhet në vlerë prej 235 mijë eurove”, ka thënë për “Zërin” ish-drejtori, Nol Dedaj. Ai ka treguar se në vendimin e shkarkimit janë dhënë tri arsye nga ana e Bordit që, sipas tij, asnjëra nuk qëndrojnë. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-nen-kontroll-stacionin-e-autobuseve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala