Opozita në Serbi: Shqiptarët e kanë mbështetjen e fuqive botërore

Autori:Avdyl Pajaziti

​Shqiptarët kanë përkrahjen e tri fuqive botërore për ta bllokuar realizimin e marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kështu ka thënë kryetari i partisë opozitare serbe “Serbia e Bashkuar”, Dranga Markoviq, raportojnë mediat serbe.

“Kundërshtimin ndaj formimit të Asociacionit të Komunave serbe, të Gjykatës Speciale, shqiptarët nuk po e bëjnë të vetëm”, ka thënë Markoviq, duke kërkuar sqarim për heshtjen e BE-së, transmeton lajmi.net.

“Nuk po deklarohen ata të cilët gjatë gjithë kohës kanë kërkuar nga Serbia të respektojë të gjitha ato që bashkësia ndërkombëtare i kërkon”, ka thënë ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-ne-serbi-shqiptaret-e-kane-mbeshtetjen-e-fuqive-boterore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala