Opozita në konferencë të jashtëzakonshme

Autori:Avdyl Pajaziti

Partitë opozitare të Kosovës, Lëvzja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Social Demokrate e Kosovës, nuk do të marrin pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, të organizuar për nderë të çlirimit të vendit.

Njoftimi për bojkotin e kësaj seance është bërë nga zyra për informim e Vetëvendosjes, ku edhe kanë paralajmëruar një konferencë për media, ku do t’i bëjnë të ditura arsyet e bojkotit.

Konferenca do të mbahet në ora 10 :30 në objektet e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe në kuadër të shënimit të Ditës së Paqes, Kuvendi i Republikës së Kosovës  do të mbajë seancë festive më ç’rast Filarmonia e Kosovës do të ekzekutojë vepra muzikore të kompozitorëve të njohur kombëtarë dhe botërorë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-ne-konference-te-jashtezakonshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala