Opozita mobilizohet për ta penguar zgjedhjen e Thaçit president

Autori:Gazeta Fjala

Tri partitë opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, po mobilizohen për ta penguar zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Kosovës.

Jozyrtarisht mësohet se partnerët e koalicionit qeverisës po planifikojnë që zgjedhja e Thaçit president të ndodhë këtë të mërkurë, në një seancë të Parlamentit, të cilën gjë opozita po planifikon që të mos e lejojë.
Adonis Tahiri nga Lëvizja “Vetëvendosje” ka thënë për “Zërin” se ashtu siç kanë vepruar në seancat paraprake, njësoj do të veprojnë edhe në seancën kur pritet të bëhet zgjedhja e presidentit.

“Siç kemi vepruar edhe në seancat e fundit të Kuvendit, do të veprojmë edhe në seancën e ardhshme kur ajo të caktohet. Një president i zgjedhur në kushtet e një krize institucionale nuk mund të përfaqësojë asnjë institucion e aq më pak unitetin të cilin supozohet ta përfaqësojë edhe me Kushtetutë”, ka thënë Tahiri për “Zërin”.
Sipas Tahirit, Thaçi assesi nuk bën të jetë president i Kosovës, pasi që, siç ka thënë ai, kreu i PDK-së është një nga shefat kryesorë të nëntokës në Kosovë.
“Për më tepër, profili i Thaçit nuk bën assesi për president. Kundërshtimi i tij kap një front të gjerë shoqëror. Madje edhe shumica e elektoratit të LDK-së, që e kanë partner të koalicionit, janë kundër tij”, ka deklaruar Tahiri. /

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-mobilizohet-per-ta-penguar-zgjedhjen-e-thacit-president/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala