Opozita: Milionat e tepruar, pasqyrë e mospunës në kryeqytet

Autori:Gazeta Fjala

Bartja dy vjet radhazi e miliona eurove të mjeteve për investime kapitale në Komunën e Prishtinës është pasqyra më e qartë që tregon se edhe projektet e mira të bëra kanë mbetur në hije të dështimeve, shkruan sot Koha Ditore.

Ky është konstatim i përfaqësuesve opozitarë në kryeqytet: LDK e PDK, të cilat bashkërisht e përbëjnë shumicën në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

“Vetë fakti që ka 2 vjet që Komunës së Prishtinës i teprojnë afërsisht nga 17 milionë euro investime, jep të kuptohet se qeverisja e Shpend Ahmetit ka bërë shumë pak në raport me mundësitë buxhetore që ka pasur”, ka thënë përfaqësuesi i grupit të këshilltarëve të PDK-së në KK, Muhamet Selmani. Ai ka theksuar se do të ishte tragjike sikur të mos i kryente disa projekte që janë kryer dhe për të cilat ka thënë se e vlejnë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-milionat-e-tepruar-pasqyre-e-mospunes-ne-kryeqytet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala