Opozita me plan “B” për rrëzimin e Qeverisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Nëse Qeveria nuk reflekton deri në protestën e 17 shkurtit, opozita e bashkuar po planifikon të organizojë protesta të përditshme, duke ia rritur kështu presionin ekzekutivit për të dhënë dorëheqje

Partitë opozitare i kanë dhënë afat kryeministrit, Isa Mustafa, deri më 17 shkurt që të japë dorëheqje dhe t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme, në të kundërtën do ta aplikojnë planin “B” për rrëzimin e Qeverisë.

Sipas opozitarëve, nëse deri në përvjetorin e tetë të pavarësisë së Kosovës nuk reflekton kjo Qeveri, atëherë do t’i ndryshojnë metodat e veprimit, duke organizuar protesta edhe më të shpeshta, deri në ato të përditshme.

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, thotë për “Zërin” se do të duhej të mjaftonin për Qeverinë që të reflektojë pas dy protestave masive, asaj të 28 nëntorit 2015 dhe 9 janarit të këtij viti, dhe të kuptojë se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet. /Zeri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-me-plan-b-per-rrezimin-e-qeverise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala