Opozita maqedonase vazhdon me ‘bombat’

Lidhja opozitare Socialdemokrate e Maqedonisë, pas dështimit të bisedimeve të liderëve politikë, sipas të gjitha gjasave sot do të vazhdojë me publikimin e materialeve nga përgjimet e bëra nga shërbimet qeveritare, apo të ashtuquajturave “bomba”, njoftojnë mediat në Shkup.
Paralajmërimin e ka bërë lideri i LSDM-së Zoran Zaev në llogarinë e vet në facebook, ku ka publikuar hashtagun tashmë të njohur për procesin e publikimit të “bombave” #TikTakTikTak, ndërsa të njëjtën e ka bërë edhe zëdhënësi i partisë Petre Shilegov, transmeton zeri.info