Opozita: Manifestimi do të jetë paqësor

Autori:Avdyl Pajaziti

Por edhe nëse një gjë e tillë do të ndodhte, ata thonë se nuk do të ktheheshin në Kuvend pa anulimin e marrëveshjes se Asociacionit dhe marrjen e përgjegjësisë juridike nga zëvendëskryeministri Thaçi.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i vendosur se do të vazhdojnë të kundërshtojë marrëveshjet, pavarësisht mjeteve që do të përdorin, derisa ua ka kujtuar krerëve institucionalë se ata e dinë se kush është ai.

Të tre liderët opozitarë në emisionin Rubikon të KTV-së e kanë vlerësuar si fitore gjysmake të tyre pezullimin e Asociacionit, por deklarohen se rreziku është permanent përderisa nuk anulohet në tërësi.

Njëzëri kanë ftuar qytetarët që t’u bashkohen në atë që e quajnë manifestimi i parë i opozitës së bashkuar më 28 Nëntor për kundërshtimin e marrëveshjeve të kontestueshme.

Thonë se janë të sigurt se manifestimi do të jetë i qetë dhe festiv.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-manifestimi-do-te-jete-paqesor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala