Opozita: Kuvendi po vihet nën kontrollin e Policisë

Autori:Gazeta Fjala

Subjektet parlamentare opozitare konsiderojnë që vendimet e sotme të Kryesisë së Kuvendit janë të papranueshme, thuhet në komunikatën e përbashkët të tri subjekteve opozitare – Vetëvendosjes, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Nismës për Kosovën.

Opozita konsideronë se veprimet e fundit janë metoda të shtetit policor “që dhunon deputetë, arreston kundërshtarët politikë dhe ndalon deputetët të futen në Kuvend”.

Sipas tyre kryetari i Kuvendit po e blindon këtë institucion duke e vënë nën mbikëqyrje policore transmeton Gazeta Fjala.

“Policia po i mbivendoset demokracisë. Kjo është e papranueshme”, vazhdon komunikata.

Trajtimi i tillë, sipas opozitës, ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të popullit, është në funksion të bosnjëzimit të Kosovës, duke mbrojtur “Zajednicën” dhe në funksion të humbjes së integritetit territorial të Kosovës, duke i dhënë Malit të Zi mbi 10 mijë hektarë./ Gazeta Fjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-kuvendi-po-vihet-nen-kontrollin-e-policise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala