Opozita kosovare ngrohet me raki (VIDEO)

Autori:Gazeta Fjala

Pasi hodhën gaz lotsjellës dy herë në ambientet e Kuvendit të Kosovës, deputetët e opozitës po gjejnë kohë të relaksohen.

Në xhirimet e Klan Kosova shihet lideri i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, tek ia mbushë bashkëpartiakut të tij Pal Lekajt një gotë raki.

Ndonëse pija alkoolike është kamufluar në një shishe të zbrazët uji, ajo duket qartë të jetë alkool. Madje, Haradinaj po e mbushte edhe me klas – vetëm fundin e gotës, ashtu siç e do zakoni, njofton Klan Kosova.

Gjatë një interviste për Klan Kosova me gazetarin Besnik Tahiri, Haradinaj deklaroi se “po pinte vetëm çaj”.

Ai nuk i harroi as kolegët e opozitës. Ia kaloi një gotë Glauk Konjufcës, të cilit me sa duket kjo pije e ofruar nga lideri i AAK-së iu duk pak e rëndë.

Këtë e tregon edhe shprehja në fytyrën e tij.

Anash s’i la as deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje: Albin Kurtin, Rexhep Selimin e Shqipe Pantinën.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-kosovare-ngrohet-me-raki-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala