Opozita kërkon ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë

Autori:Gazeta Fjala

Tri partitë opozitare në këto momente janë duke mbajtur një konferencë të përbashkët për zhvillimet e fundit, respektivisht ndaj mos pranimit të Kosovës në UNESCO.

Ata kanë potencuar se diplomacia kosovare është një ndër faktori kryesor për dështimin e këtij anëtarësimi. Opozitarët thonë se diplomacia ka përdorur një fushat të mangët dhe se nuk arriti që t’i bind shtetet për të votuar pro kësaj organizate.

Visar Ymeri nga lëvizja Vetëvendosje ka thënë se fushata e Serbisë ka qenë agresive dhe raciste. Sipas tij Kosova nuk mund të forcohet derisa Qeveria të vazhdoj të bëjë dialog me këtë shtetet, shkruan zeri.info

“Shteti serb ka plasuar një lobim racist dhe agresiv në dëm të Kosovës, dhe Qeveria jonë nuk mundet të forcohet deria sa  të bisedoj më këtë shtet” ka thënë Ymeri.

Ndërkaq Ramush Haradianj nga AAK ka thënë se Kosova duhet t’i ndërpres bisedimet me Serbinë si dhe të tërheq marrëveshjet ne Bruksel.

“Që nga dita e djeshme bëhet kërkesë e jona që Kosova të ndërprej bisedimet me Serbinë si dhe të mos zbatoj marrëveshjet e Brukselit”, ka thënë Haradinaj, transmeton Zeri.info.

Ndër të tjera edhe partia NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se diplomacia kosovare ka dështuar që nga dita e djeshme, ku sipas tij lobimi nuk ka qenë i mjaftueshëm.

“Diplomacia kosovare dështoi dje me mos pranimin e Kosovës në UNESCO, pamë një fushat të egër nga serbia që shtetit tonë i munguan argumentet.  Kosova duhet të rishikoj dialogun me Serbinë dhe duhet ta kushtëzoj me njohje të Kosovës” ka deklaruar Limaj

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-kerkon-nderprerjen-e-bisedimeve-me-serbine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala