Opozita kërkon gjykatë vendore

Autori:Avdyl Pajaziti

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka konfirmuar për Indeksonline takimin mes tri partive opozitare, VV, AAK dhe NISMA, të cilët kanë diskutuar për gjetjen e një mendimi të përbashkët lidhur me formimin e një gjykate vendore.

Sipas Krasniqit, tri partitë kanë ardhur në përfundim se duhet të formohet një gjykatë e brendshme vendore, ku nuk do të ketë diferencime etnike.

“Është konkluduar se e vetmja gjykatë që mund të jetë e pranueshme për ne është një gjykatë e cila nuk bën diferencime etnike dhe që është e brendshme, që nuk vjen nga jashtë, që është barrë e sistemit tonë të drejtësisë”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.

Ai ka shtuar se tri partitë opozitare pranojnë vetëm një gjykatë që nuk do ta cenonte sovranitetin e Kosovës, që do të ishte burimore e brendshme dhe që nuk do të ishte etnike e të gjykonte vetëm anëtarët e një komuniteti.

Krasniqi ka shtuar se gjykata mund të ndihmohet nga ndërkombëtarët, por rolin kryesor duhet ta kenë gjyqtarët vendorë.

“Ne mendojmë që Kosova duhet ta ketë rastin ta forcojë sistemin e vet të drejtësisë, me ndihmën e ndërkombëtarëve, por nën udhëheqjen e vendorëve. Kjo është zgjidhja e vetme, në këtë mënyrë edhe presioni do të ishte më i madh të gjykatat vendore dhe do të nxiste si një lloj të pavarësisë së tyre”, ka sqaruar ai./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-kerkon-gjykate-vendore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala