Opozita javën e ardhshme kryen punën rreth peticionit

Autori:Avdyl Pajaziti

Peticioni i organizuar nga opozita e bashkuar kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionit me Malin e Zi, rezulton të mos jetë dorëzuar ende në adresën e saktë të Kuvendit të Kosovës.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se peticioni nuk ka shkuar në adresë të Kuvendit, ndërsa në prononcim për Koha.net, njëri nga përgjegjësit e peticionit, Frashër Krasniqi, ka thënë se peticioni ende nuk është dorëzuar, dhe se po bëhen edhe disa punë teknike.

“Jemi në fazën e përgatitjes, skanimit dhe fotokopjimit të peticionit. Në momentin kur ta përfundojmë këtë fazë, do të vendosim se ku do ta dërgojmë dhe kujt t’i drejtohemi”, tha Krasniqi duke shtuar se kjo pjesë e përgatitjes do të përfundon gjatë javës së ardhshme, duke ripotencuar se protesta e opozitës brenda Kuvendit do të vazhdojë, transmeton Koha.net.

Krasniqi tha se një nga hapat pas dorëzimit të peticionit është edhe thirrja e protestës masive, që do të ndodhin atëherë kur do ta shohin të përshtatshme për t’i organizuar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-javen-e-ardhshme-kryen-punen-rreth-peticionit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala