Opozita i kërkon Jahjagës shpalljen e zgjedhjeve

Autori:Avdyl Pajaziti

Përfaqësues të partive opozitare kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” dërgimin e një letre presidentes, Atifete Jahjaga, nga e cila kërkojnë shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. E para e shtetit ende nuk i është përgjigjur opozitarëve rreth një kërkese të tillë

Tri subjektet opozitare, LVV, AAK dhe “Nisma për Kosovën”, i kanë dërguar një letër presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, nga e cila kërkojnë shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

Dërgimin e një letre të tillë të parës së shtetit e ka konfirmuar për gazetën “Zëri”, sekretari i “Nismës”, Bilall Sherifi.

Sherifi ka thënë për gazetën “Zëri” se duke e parë se marrëveshjet kanë rënë dhe se Gjykata Kushtetuese ka vërtetuar shkeljen e Kushtetutës, i kanë kërkuar presidentes që t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme.

“Opozita e bashkuar i ka dërguar presidentes një letër përmes së cilës kërkon nga presidentja të ndërmarrë hapat e nevojshëm që të shpallë zgjedhjet e parakohshme, për shkak se marrëveshjet kanë rënë dhe se Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar shkeljen e Kushtetutës me marrëveshjen për AKS-në. Prandaj, zgjedhjet janë zgjidhja e vetme”, ka thënë Sherifi, sipas të cilit, nëse presidentja fton një takim me këtë rend të ditës, atëherë opozita sigurisht që do t’i përgjigjet ftesës së saj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-i-kerkon-jahjages-shpalljen-e-zgjedhjeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala