Opozita i jep ultimatum Qeverisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Tri partitë opozitare i kanë dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës që të japë dorëheqje deri më 17 shkurt, kur Kosova shënon 8-vjetorin e pavarësisë, ose në të kundërtën do të përballet me protesta gjithëpopullore. Këtë ultimatum e kanë konfirmuar krerët e tri subjekteve opozitare në një konferencë për medie të mbajtur para ndërtesës së Qeverisë.

Sipas tyre, 17 shkurti është data më e mirë për të çuar mesazhe se qytetarët e Kosovës tetë vjet pas pavarësisë janë të pakënaqur dhe atyre nuk u janë realizuar pritjet që i kanë pasur që nga pavarësimi i vendit.

Kreu i “Nismës për Kosovën”, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se protesta do të fillojë nga ora 14:00. “Kosova dhe qytetarët e saj nuk e meritojnë dhe nuk do të pranojnë që të qeverisen nga shkelësit e Kushtetutës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-i-jep-ultimatum-qeverise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala