Opozita i jep edhe një shans Isa Mustafës

Autori:Avdyl Pajaziti

Përfaqësues të partive opozitare kanë zbutur pak qëndrimet ndaj Qeverisë dhe Kryeministrit Isa Mustafa.

Ata premtojnë bashkëpunim me kryeministrin nëse ai reflekton dhe ndryshon qëndrimin për rastin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe (AKS).

Kështu tha në një prononcim për lajmi.net, zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj.

I pyetur se çfarë ka nënkuptuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kur sot gjatë fjalimit në Kuvend tha se “nga tash e tutje nuk do të ketë normalitet as në Parlament e as në Kosovë”, Nitaj u shpreh se deklarata e liderit të tyre ka qenë shumë e qartë.

“Opozita është dakorduar që të jetë pjesë e një fronti që për qëllim ka ndaljen e kësaj qeverisje të dëmshme. Nëse Qeveria dhe Kryeministri Isa Mustafa reflektojnë, ne do të jemi partnerë të tyre. Përndryshe do të shfrytëzohen të gjitha mjetet dhe metodat demokratike, për t’i penguar ata që të mos i shkaktojnë dëme të tjera vendit”.

“Ai duhet ta tërheqë nënshkrimin e tij, ka thënë Haradinaj, dhe kjo është shumë e qartë”, citon Nitaj, kreun e AAK-së.

Ai vlerëson së janë dy tema të nxehta, për të cilat Kryeministri dhe Qeveria e tij, nuk tentojnë as ta informojnë Kuvendin, se çka kanë nënshkruar, e lerë më ta respektojnë atë si organin më të lartë të vendit./lajmi.net/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-i-jep-edhe-nje-shans-isa-mustafes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala