Opozita i bashkangjitet protestës

Protestës së veteranëve të luftës së UÇK-së i janë bashkangjitur edhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Bëhet fjalë për deputetët Time Kadriaj, Pal Lekaj, Lah Brahimaj, raporton Telegrafi.
Megjithatë, ndërkohë ata janë kthyer në ambientet e Kuvendit të Kosovës ku pritet të zhvillohet seanca ku do të diskutohet për ndryshimin e amendamenteve kushtetuese, të cilat do të hapnin rrugë për formimin e Gjykatës Speciale. /Telegrafi/