Opozita heq dorë nga protesta e sotme

Autori:Avdyl Pajaziti

Protesta e paralajmëruar sot nga opozita është anuluar. Liderët e partive opozitare në një konferencë për media kanë bërë të ditur se kundërshtim do të ketë në vazhdimësi dhe data e caktuar për “manifestim” është 28 nëntori.

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media pas takimit me liderët e partive opozitare ka thënë se Kryeministri Mustafa, Hashim Thaci dhe Kadri Veseli, dje e vendosën policinë e Kosovës në funksion të pushtet. Ndërsa i pari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri u bëri thirrje policisë që të mos bëhen instrument i pushtetit dhe interesave të Thaçit dhe Mustafës.

“Dje deputeteve të opozitës iu shqetësuan familjet nga Mustafa, Thaci, Veseli dhe Shpend Maxhuni”, tha Haradinaj.

“U bëjmë thirrjë Policisë që të mos bëhen instrument i këtij pushteti. Pushteti politikën po e nxjerr nga institucionet dhe kur kjo ndodh atëhere aty behët vend i krimi.”, vazhdoi Ymeri.

Kurse kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, tha se Kosova është e kapur nga dy njerëz, nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaci.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-heq-dore-nga-protesta-e-sotme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala