Opozita është mbledhur në AAK

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas seancës së gazit lotsjellës, opozita sot është mbledhur në selinë e Aleancës së Ardhmërinë e Kosovës. Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ai i NISMA për Kosovën Fatmir Limaj dhe i AAK-së, Ramush Haradinaj janë duke zhvilluar një takim me dyer të mbyllura për media dhe nuk kanë dhënë ndonjë njoftim zyrtar.

Indeksonline merr vesh se tri partitë opozitare janë duke i diskutuar për hapat e mëtutjeshëm që do t’i marrin pas seancës që u quajt nga të gjitha palët si seanca më e rëndë që nga pas lufta pasi opozita hodhi gaz lotsjellës./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-eshte-mbledhur-ne-aak/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala