Opozita e vendosur për shpërndarjen e Kuvendit

Autori:Avdyl Pajaziti

Liderët e partive opozitare u janë kthyer takimeve të përbashkëta në kuadër të përgatitjeve për protestën e 17 shkurtit.

Me gjithë reagimet që nxiti takimi i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, me partitë në pushtet, opozita ka konfirmuar se janë të vendosur në kundërshtimin e përbashkët si asnjëherë më parë.

Selia e AAK-së ka qenë vendtakimi i Visar Ymerit, Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt. Për atë që u bisedua brenda ka njoftuar AAK-ja nëpërmjet një komunikate të shkurtër. Mediet nuk u ftuan ta përcjellin takimin.

“Kundërshtimi politik opozitar është i vendosur dhe do të vazhdojë të jetë më i fuqishëm se asnjëherë më parë, deri në shpërndarjen e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Protesta e 17 shkurtit do të jetë ndër protestat më të mëdha të organizuara deri më tash”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Megjithatë brenda kampit opozitar vazhdon të komentohet pjesëmarrja e Haradinajt në takimin e Jahjagës, bashkë me kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendësin e tij, Hashim Thaçi. Kreu i “Vetëvendosjes”, Ymeri, e ka vlerësuar të gabuar shkuarjen e Haradinajt në takimin e Jahjagës. Por, vetë Haradinaj nuk ka dashur shumë të merret me deklaratat e Ymerit, të cilat i ka quajtur të parëndësishme

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-e-vendosur-per-shperndarjen-e-kuvendit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala