Opozita e lëshoi seancën

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ata të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës për Kosovën, kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës, si shenjë proteste për miratimin e propozimeve të komisionit lidhur me peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike.
Glauku Konjufca nga Vetëvendosje tha se janë heq dy pika nga peticioni. Ndërkohë, Donika Kada Bujupi nuk u lejua të flas me arsyetimin se po thënë rregulloren e kuvendit, meqë diskutimet rreth peticionit kishin përfunduar në seancat e kaluara.