Opozita e kryeqytetit kritikon daljen e Shpend Ahmetit në protesta

Autori:Avdyl Pajaziti

Opozita prishtinase, e cila edhe ashtu është në raporte të paqëndrueshme me pozitën dhe Ekzekutivin komunal, e ka shfrytëzuar pjesëmarrjen e kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti, në protesta, për ta kritikuar atë për të gjitha aspektet menaxhuese e organizative.

Madje, ai kritikohet lehtë edhe nga subjektet që në të shumtën e herëve pajtojnë me qëndrimet e tij në KK. Një nga ata që e kritikojnë për ekspozim në protesta është edhe përfaqësuesi i Partisë së Drejtësisë në Kuvendin Komunal, Feti Mehdiu.

“Ajo që e kam parë dje, ku kryetari Ahmeti ishte pjesë e protestave, nuk më ka pëlqyer”, ka thënë ai për të shtuar se ai është kryetar i të gjithëve dhe duhet të reflektojë si faktor uniteti.
“Ai s’është kryetar vetëm i “VV”-së, LDK-së, PDK-së, AAK-së, PD-së etj. Tekefundit, numrat nuk janë aq të rëndësishëm, por kryetari është më mirë të rrijë në komunë dhe të punojë për të mirën e të gjithëve”, ka theksuar Mehdiu, për të shtuar se këto gjëra do t’ia thoshte Ahmetit edhe n’sy.

Ndërkaq, dy subjektet më të mëdha politike në KK të Prishtinës, LDK e PDK, pjesëmarrjen e Ahmetit në protesta të opozitës e cilësojnë si ikje nga përgjegjësi, për t’i zgjidhur problemet komunale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-e-kryeqytetit-kritikon-daljen-e-shpend-ahmetit-ne-protesta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala