Opozita e dërgon Specialen në Kushtetuese

Autori:Avdyl Pajaziti

Përfaqësuesit e Grupeve parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës për Kosovën, të martën kanë dorëzuar në Gjyakëm Kushtetuese kërkesen me anë të cilës do të shqyrtohet votimi i Amandamentit kushtetues lidhur me krijimin e Dhomave speciale dhe Zyrës së Prokurorit.
Përfaqësuesja e VV-së Albulena Haxhiu, Teuta Haxhiu e AAK-së dhe Valdete Daka e Nismes për Kosovës kërkuan në emër të opozitës shfuqizimin e këtij amendamenti.
Albulena Haxhia ka thënë se arseyet e këtij kontestimi kanë të bëjnë me aspektin procedural dhe aspektin përmbajtësor.
Sipas Haxhiut në shqyrtimin e mëhershëm të këtij amendamenti nuk janë të cituara dispozitat kushtetuese.
“Ky amendament është dashtur që në fillim të dërgohej në gjykatën kushtetuese për t’u vlerësuar drejtë si diçka që përfaqëson të drejtat e njeriut”.
Po ashtu Haxhiu thotë se ky amendament e suspendon në tërësi kushtetutën e Republikës së Kosovës duke rënë në kundërshtim më kapitujt 1, 2, 4, 5, 7, 12
Sipas opozitës kjo gjykatë e ka humbë kredibilitetin duke shkelur të gjitha procedurat. Edhe pse e dorëzuan kërkesen opozita mendon se Gjykata Kushtetuese nuk do të bëjë një ndryshim.
Por sipas tyre kjo nuk do t’i pengojë të ndërmarrin edhe hapa të tjerë të nevojshëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-e-dergon-specialen-ne-kushtetuese/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala