Opozita e dërgon peticionin te presidentja Jahjaga

Shefat e grupeve parlamentare të tri partive, Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës do t’i dërgojnë sot presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, peticionin me nënshkrime të mbledhura nga qytetarët për të kundërshtuar kështu krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi.
Dorëzimi i këtij peticioni, siç edhe njofton RTK do të bëhet në ora 15:00, në zyrën e Presidentes.
Bashkë me peticionin presidentes do t’i dërgohet edhe një letër me shpjegimet rreth peticionit.