Opozita: Do t’i zhbëjnë marrëveshjet

Autori:Avdyl Pajaziti

Tri subjektet opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, AAK-ja dhe “Nisma”, janë të vendosura në iniciativën për zhbërjen e Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi.

Bllokimi i punës së Kuvendit është mjeti aktual që po përdor opozita, ndërsa, sipas tyre, demonstratat do të jenë të pashmangshme nëse kryeministri nuk i tërheq nënshkrimet nga këto dy marrëveshje.

Opozitarët përmes një komunikate të përbashkët kanë thënë se çdo tensionimi i situatës do të jetë përgjegjësi e pushtetit.

“Protesta jonë në Kuvend do të vazhdojë dhe nuk do të ketë kompromis pa u tërhequr marrëveshjet. Çdo tensionim i situatës, pas këtyre masave policore, është përgjegjësi e kryetarit të Kuvendit dhe e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën e tri subjekteve opozitare.

Ndërsa, Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, ka thënë se opozita kundërshtimin e këtyre marrëveshjeve e ka filluar duke dhënë argumente para qytetarëve se përse janë të dëmshme. Pastaj, sipas tij, kundërshtimi ka vazhduar me organizimin e peticionit dhe me bllokimin e punës së Kuvendit. Ndërsa ka bërë të qartë se opozita është e vendosur që të përdorë atë formë të kundërshtimit që e pamundëson themelimin Asociacionit. /Zeri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-do-ti-zhbejne-marreveshjet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala