Opozita do të vazhdojë protestat

Autori:Zekirja Shabani

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, në një konferencë për media ka njoftuar se opozita do të vazhdojë protestat.

Pas përmbylljes së afatit dyjavor për përmbushjen e kërkesave të protestës së fundit të tri subjekteve opozitare, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, në një konferencë për media ka njoftuar se opozita do të vazhdojë protestat.

Ai ka deklaruar se gjatë këtyre ditëve u pa që nuk ka një reflektim të qeverisë që t’i plotësojë kërkesa e opozitës dhe kjo sjellje e qeverisë është treguesi më i mirë që Qeveria nuk ka interesim për shtet ligjor.

Isufi shtoi se opozita do të vazhdojë me protesta deri në përmbushjen e këtyre kërkesave, megjithatë nuk dha ndonjë datë se kur do të jetë protesta e ardhshme, duke thënë se ajo do të mbahet në një kohë të përshtatshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-do-te-vazhdoje-protestat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala