Opozita do të bllokojë edhe seancën e nesërme

Autori:Avdyl Pajaziti

Nesër nga ora nëntë do të mblidhet Kuvendi i Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës – Miratimi i Buxhetit për vitin 2016.

Vendimin për këtë seancë plenare e mori Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotshme.
Ajo që ka votuar kundër që të ketë seancë nesër dhe të diskutohet miratimi i buxhetit, ishte nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, raporton Indeksonline.

Ndërkaq, Indeksonline merr vesh nga burime brenda opozitës, se kjo e fundit nuk do të lejoj as këtë herë mbajtjen e seancës.

Ata thonë se ende nuk kanë vendosur për mënyrën e bllokimit të seancës të së martës, por se ajo që është vendosur, është se opozita nuk do të lejoj mbajtjen e rregullt të seancës./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-do-te-bllokoje-edhe-seancen-e-neserme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala