Opozita dërgon peticionin te presidentja Jahjaga

Autori:Avdyl Pajaziti

Nënshkrimet e mbledhura përmes peticionit që nisen tri partitë opozitare për të kundërshtuar marrëveshjet në Bruksel dhe Demarkacionin me Malin e Zi, tashmë kanë mbërri në Presidencë. Ato, do t’i dorëzohen Presidentes së Kosovës.

Ndërsa, sigurimi nuk ka dashur të lejojë gazetarët dhe kameramanët të futen brenda për shkak se siç kanë thënë ata, nuk ka pasur njoftim zyrtar të presidencës për pranimin e këtij peticioni.

Por në këto momente gazetarët dhe kameramanët janë brenda objektit të presidencës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opozita-dergon-peticionin-te-presidentja-jahjaga/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala