Opozita bënë thirrjen e fundit për protestë

Një ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita e bashkuar, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, të tre liderët e këtyre partive dolën para Qeverisë së Kosovës për t’iu bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje.
Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, ka ftuar qytetarët e Kosovës për të protestuar nesër. Ai ka thënë se duhet të kërkohet llogaridhënie nga ata që kanë shkel Kushtetutën.
Ndërsa Fatmir Limaj nga Nisma tha se nesër zëri i qytetarëve duhet të jetë i fuqishëm kundër shkelësve të Kushtetutës.
Ndërkaq Visar Ymeri, lideri i Vetëvendosjes ka thënë se protesta e së shtunës është e rëndësishme pasi që është në mbrojtje të sovranitetit dhe demokracisë.
Tre liderët opozitarë kanë thënë që protesta e paralajmëruar për nesër do të jetë masive, paqësore dhe e dinjitetshme.