Vetëm terroristët vrajnë pengje

Autori:Zekirja Shabani

Urdhëri për të vra të dorëzuarit në Kumanovë, burimin e ka te hakmarrja dhe urrejtja, mirëpo asnjëherë nuk kanë fituar ata që kanë urrejtur së tepërmi. Mirsadi dhe Begu, ndonëse u vranë pasi u dorëzuan, ata dëshmuan se paskan patur dhjetëfish epërsi ushtarake kundrejt ”tigrave” të trembur nga hija e burrave duarlidhur. S’paska më keq se në front të dërgosh gjoja njësi speciale që i mbushin pantallonat ende pa përfundu beteja

Nëse del e vërtetë ajo që po dyshohet se forcat e sigurisë maqedonase i kanë ekzekutuar disa nga të dorëzuarit në Kumanovë, atëherë s’do mend se këtë shëmti do të duhej ta kualifikojmë si terrorizëm, sipas të gjitha normave e konventave, sepse vetëm terroristët vrajnë pengje dhe njerëz të dorëzuar, e të lidhur me duar prapa. Një shtet që nuk arriti ende ta kompletoj dinjitetin e vet karshi botës, që u bë aq qesharak me historinë e emrit të tij, ja që paska arrit të ruaj njëfarë trimërie trumcaku ndaj të dorëzuarve. Këta trumcak të glacuar, që më 9 dhe 10 maj të këtij viti u munduan të nxjerrin njëfarë gjoksi të zaift para pengjeve të tyre, në fakt treguan se sa të mjerë janë në përpjekjet e tyre për ta mbuluar arrogancën me frigë.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë ka dyshime se disa prej viktimave të Kumanovës janë vrarë pasi janë dorëzuar.

KMDLNJ bazohet në dëshminë e dëshmitarëve që kanë marrë pjesë në luftime dhe që kanë treguar se disa nga të vrarët kanë qenë gjallë në momentin e dorëzimit dhe janë shpallur të vrarë më pas.

Dyshimet i shtojnë edhe fotot e publikuara në media në të cilat mendohet se janë Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj në momentin e arrestimi nga policia maqedonase.

E kemi ditur që nga viti 2001 se sa trima janë njerëzit me uniformë të shtetit maqedonas, por se paskemi diturt që janë aq qyqar e zuzar, sa të ekzekutojnë ata që  nuk arritën të munden në një fushëbetejë burrash. Prandaj këta që vrajnë burra duarlidhur, nuk meritojnë të quhen njësi speciale, as të mbajnë nofkën e ndonjë kafshe të rrezikshme, siç është tigri, bie fjala. Ata lirisht le të heqin dorë nga barra e të qenit njësi elite sepse nuk shkojnë bashkë edhe etika profesionale edhe qyqanllëku. Në asnjë doktrinë ushtarke nuk shkruan se të dorëzuarit duhet të ekzekutohen, prandaj këta qyqana u bënë shkelës të një etike që s’e kishin zotëruar ende mirë.

Urdhëri për të vra të dorëzuarit në Kumanovë, burimin e ka te hakmarrja dhe urrejtja, mirëpo asnjëherë nuk kanë fituar ata që kanë urrejte të tepruar. Mirsadi dhe Begu, ndonëse u vranë pasi u dorëzuan, ata dëshmuan se paskan patur dhjetëfish epërsi ushtarake kundrejt ”tigrave” të trembur nga hija e burrave duarlidhur. S’paska më keq se në front të dërgosh gjoja njësi speciale që i mbushin pantallonat ende pa përfundu beteja. Në Kumanovë njësitë e ashtuquajtura elite u bënë helaqë përballë një grupi të vogël djemsh shqiptarë. Vetëm ata që gabimisht e projektojnë armikun mund të përfundojnë në xhuxh të mjerë që nisen trima e përfundojnë vrasës ordiner të pengjeve duarlidhur.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opinione/vetem-terroristet-vrajne-pengje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala