Tregu i përbashkët Kosovë-Shqipëri, është domosdoshmëri!

Autori:Avdyl Pajaziti

Kosova dhe Shqipëria e quajnë njëri-tjetrin vëllezër, e në anën tjetër bëjnë tregti me Serbinë, Maqedoninë, Greqinë, Italinë etj, e më së paku mes veti! Por ky mosbashkëpunim tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë, është e qëllimshme, sepse kompanitë që kanë monopol në mallërat e Serbisë, e pengojnë një gjë të tillë!

Gjysma e mallit edhe kontrabandohet nga Serbia, përmes këtyre kompanive, e që e dëmtojnë rëndë buxhetin e Kosovës, që do të thotë se buxheti i Kosovës shkaku i kontrabandës, është më i varfër për 1 miliard euro në vit! Çfarë të mira i sjell Kosovës dhe Shqipërisë, nëse shkëmbejnë mallëra mes vete, ose më mirë të themi ta bëjmë një treg të përbashkët!

Shqipëria dhe Kosova, formalisht dhe joformalisht importojnë mallra nga vende të tjera diku në vlerën 10-12 miliardë euro në vit! Nëse do të bëhej një treg i përbashkët, atëherë importi do të binte përgjysmë, që do të thotë se 5-6 miliardë euro do të mbeteshin në dy shtetet shqiptare.

Me këto 5-6 miliardë euro shtesë investime në vit, do të kishim një zhvillim më të hovshëm ekonomik dhe një zbutje të ndjeshme të papunësisë! Por siç thashë edhe më lartë, për shkak të interesave të këtyre kompanive që kanë krijuar monopol në të dy anët e kufirit, e që importojnë mallëra nga Serbia, Greqia, Maqedonia, Italia, Turqia etj, dhe padyshim që njerëzit e fuqishëm të politikës qëndrojnë prapa këtyre kompanive, pasi nuk po e bëjnë një gjë të tillë për ta hequr monopolin e krijuar nga këto kompani mafioze, e që është në të mirën e të dyja vendeve, sepse do të kishim një zhvillim të hovshëm ekonomik, një treg i përbashkët Kosovë-Shqipëri, është shumë vështirë të realizohet! Për shkak të mungesës së një shteti të fortë ligjor, pengesë e zhvillimit ekonomik si në Kosovë, poashtu edhe në Shqipëri, është trekëndëshi kriminal, politikë-biznes-mafi!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opinione/tregu-i-perbashket-kosove-shqiperi-eshte-domosdoshmeri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala