Stagnimi i ekonomisë në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Këto tre vjetët e fundit është vërejtur stagnim dhe ngulfatje në ekonominë kosovare. Popullatë, por edhe disa bisensmenë ia vejnë fajin vetëm qeverisë. Por, a jemi edhe ne fajtor në këtë ngecje dhe pse?

Qeveria- padyshim që është fajtore sepse i ndihmin shumë pak bisneset vendore dhe nuk krijon kushte për zhvillimin normal të tyre. Ajo nuk po krijon makro-politika të mirëfillta, duke mos rregulluar politikën fiskale në favor të ngritjes së bizneseve, nuk po i subvencionin ato në nivel të duhur, përderisa nuk po lufton korrupsionin dhe klientelizmin, të cilët jaën vrasësit kryesor të bisnesit dhe ekonomisë së lirë. Faktor tjerëstagnues për të cilët qeveria është fajtore janë edhe mungesa e infrastrukturës ligjore, moskrijimi i kishteve për kredi me interes të ulët, mungesa e mbrojtjes nga prodkutet apo shërbimet e inportuara, e shumë faktorë tjerë.

Këto do të ia bënin më të lehtë operimin e bisneseve në Kosovë. Ato, nëse ndërmerren hapat e sipërshënuar, do të ishin në gjendje të konkurronin edhe në tregun rajonal e global, por kjo nuk ndodhi. U veprua pak a shumë në të kundërtën.
Ndodhi që qeveria të rris pagat e shërbyesve civil deri në atë masë sa u rrezikua edhe Buxheti i Kosovës, shpenzimet qeveritare u rritën në kulm, mëditjet e të ardhurat tjera mbi limit, duke pamundësuar subvencionimin dhe ndërtimin e politikave stimulative.

Thjeshtë, paratë që do të duhej të ndaheshin për biznesbërje, u konsumuan nga kategori tjera, të cilat nuk e zhvillojnë direkt ekonominë. E për t‘i konsumuar ato mbrapsht, paratë u vjelën pikërisht nga bizneset. Kjo solli edhe stagnimin e ekonomisë.

Por,nuk është vetëm qeveria fjatore.
Edhe bizneset kanë faj. Vizionii tyre lë për të dëshiruar. Paratë që i fitojnë gjatë afarizmit të tyre, në vend që t’i investojnë në aktivitete që rrisin të ardhurat dhe biznesin në përgjithësi, ëjnë të kundërtën. Marrin kredi, dhe shpenzojnë paratë në luks dhe shëtitje. Harrojnë të kujdesen për stafin punues për të cilin mund të themi se është shtylla kryesore në biznes. E ai staf i demotivuar deri në fund, shumë shpesh kohën e fundit e mori rrugën edhe për Hungari.

Është koha e fundit që edhe qeveria, edhe bizneset, edhe shoqëria të kfjellet dhe të fillojë të veprojë për së mbari. Për të tejkaluar stagnimin, natyrisht.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opinione/stagnimi-i-ekonomise-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala