Shqiptarët nuk janë normal

Autori:Avdyl Pajaziti

Krimi i organizuar, vrasjet e përditshme me motive politike dhe larje hesapesh, korrupsioni institucional, trafikimi me qënie njerëzore, kontrabanda, prostitucioni, droga, pastrimi i parave, diplomat false, nepotizmi, zhvatja e parasë publike, skandalet e shumta, papërgjeshmëria institucionale, tritolet etj, i kanë kapluar tash e më shumë se dy dekada, të dyja shtetet shqiptare! Këtë vend e ka marrë lumi…!

Në trojet shqiptare çdo gjë është false! Nga ajo që hamë e çdo gjë tjetër! Kemi institucione false, dogana false, universitete false, shkolla false, politikanë, ministra, deputetë, diplomatë, akademikë, profesorë univesitar, mësues, mjekë, arkitektë, gazetarë, psikolog, prokuror, ekonomistë, gjykatës, avokatë dhe juristë me diploma false, veteranë me dokumente false, gazeta, televizione dhe portale false, libra false, shkrimtar, poetë e studiues falsë, fatura false, ujë të pijshëm falso, vezë false, karburante false, rroba false, këpucë false, ilaqe false, miell false, ushqime false, premtime false, njerëz fals, e çdo gjë tjetër fals…

Shqiptarët hanë ushqime false, hanë krunde të kafshëve, konsumojnë pije false, bëjnë jetë false… Këtë vend e ka marrë lumi, kush ka sy të shohë!

E kush di të notojë nëpër këtë lum, do të shpëtojë, por shumica nga ne do të mbytemi në të. Dëmi u bë, e ne populli çdo ditë po vuajmë nga këta kriminelë, banditë, hajvanë, hajdutë, uzurpatorë, falsifikatorë etj! Neve na mori lumi. Shumica as varka nuk kemi për të shpëtuar, sepse ky lum është i rrëmbyeshëm. E këta që i përmenda më lart, varkat e shpëtimit i kanë siguruar më herët! Deri kur…?

Kur ne shqiptarët në të dy anët e kufirit, Kosovë e Shqipëri, do t’ia pranojmë vetes se nuk jemi popull normal!

Si mund të jemi popull normal, kur tash e më shumë se dy dekada, i votojmë, i pranojmë dhe i durojmë këta plehra të politikës, të na vrasin, të na fyejnë, të na vjedhin, të na ofendojnë, të na shajnë e të na bëjnë gjitha të zezat, e fytyrat e njëjta tash e më shumë se dy dekada, janë akoma në politikë! Jemi rritur me fytyrat e njëjta të skenës politike, duke ua parë surratin për çdo ditë në TV dhe gazetat tona, e fëmijët tanë u lindën dhe po rriten prapë me surratet e tyre!

Këta plehra, kriminela, bandita, hajduta, analfabeta, injoranta, debila, në një shtet normal, as pesë sekonda nuk kishin arritur të mbijetonin në politikë, e ne i durojmë deri sa të vdesin!

Kush nuk është normal këtu, ne apo ata?! Normal që ne populli jemi abnormal! Deri kur do t’i durojmë këta banditë të politikës, të cilët prej më shumë se dy dekada, po na torturojnë, po na vjedhin, po na shajnë, po na ofendojnë, po na plaçkitin, po na vrasin, po tallen me ne…! Deri kur, deri kur do t’i durojmë…???

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/opinione/shqiptaret-nuk-jane-normal/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala